Komisioni i Edukimit/ Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit! Kushi: Duhet të marrim informacion të plotë mbi ngjarjen

2 Qershor 2025, 12:28 | Përditesimi: 2 Qershor 2025, 12:28

Në mbledhjen e Komisionit të Edukimit është diskutuar ditën e sotme dhe çështja mbi helmimin në kopshtin e Gramshit disa ditë më parë. Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka kërkuar që ministrja e Arsimit të marri pjesë në një dëgjesë mbi këtë çështje. Mazhoranca nuk ka kundërshtuar këtë kërkesë të opozitës. 

I.M/Shqiptarja.com