Koncetrat perimesh i bëre vetë
Përbërësit:
- 1200 g perime
- 1 qepë
- 2 karrota
- 2 kunguj
- 1 finok
- 2 degë selino
- 2 gjethe dafinë
- 5-6 domate të thata
- 300 g kripë
Përgatitja:
Grijmë perimet në mikser, shtojmë kripën i përziejmë shumë mirë edhe i vendosim në tavë me letër furre të thahen në furrë të parangrohur më parë për 4 orë me 100 ° derisa të thahen plotësisht. Pasi ftohen i bluajmë përsëri derisa të bëhen pluhur edhe e vendosim në kavanoz qelqi. E përdorim sipas dëshirës për të pregatitur buljon, supa ose për t'i shtuar shije gjellës.




















