Kongresi i Shëndetësisë, Ministrja: Kemi rritur me 63% pagat e bluzave të bardha, do vazhdojmë me mbështetjen financiare

6 Mars 2023, 11:07

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në Kongresin e Shëndetësisë se deri më tani i kanë rritur pagat e stafeve mjekësore me 63%, ndërsa theksoi se do të vijojnë me mbështetjen financiare për ta. Në fjalën e saj, Manastirliu u ndal edhe në autonominë spitalore, për të cilën tha se do të mundësojë më shumë mundësi të reja për mjekët që t’u rritet paga në bazë të performancës së tyre.