Korruptimi i agjentit të FBI-së (30 janar 2023)

31 Janar 2023, 07:11 | Përditesimi i fundit: 2023-01-31 07:12:55

Arrestimi i Charles Mc Gonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI-së, ka nxitur përplasje në politikën aktive në vendin tonë, ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka influencuar nëpërmjet ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit për të hetuar lobimin rus në PD Deputeti, Dashamir Shehi tha në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report TV se opozita me veprimet dhe qëndrimet e mbajtura në njëfarë mënyre ka krijuar konflikt me SHBA-të. Duke nisur nga refuzimi i platformës për reformën në drejtësi e deri tek bojkotimi i regjistrimit të zgjedhjeve, Shehi tha se në këtë mënyrë opozita i kishte dorëzuar Ramës çdo pushtet.