Kos i bën dhuratë Ramës një fanellë të BE-së: Kur të mbarojmë negociatat me sukses, të ftoj ta ngjisim Korabin së bashku! Kryeministri: S’e di a do jem ende kryeministër, por do vij

13 Mars 2025, 12:21 | Përditesimi: 13 Mars 2025, 12:21

Komisionerja e Zgjerimit në BE, Marta Kos, foli me superlativa për punën e bërë deri tani nga Shqipëria me negociatat dhe planin e anëtarësimit.

Ajo mori si shembull golin e shpejtë për 23 sekonda të Nedim Bajramit ndaj Italisë në Europianin e Gjermanisë vitin e kaluar, duke u shprehur se “e di që ju jeni të shpejtë në bërjen e gjërave dhe mund t’ia dilni edhe me këtë”.

Më tej i dhuroi një fanellë kryeministrit me numrin "11" dhe flamurin e BE-së të stampuar në të, teksa Kos shtoi se ajo vetë vinte nga një familje e lidhur me sportin dhe se Europa funksiononte si ekip sportiv, futbolli apo basketbolli, edhe pse vetë nuk luante dot sportin e dytë ndaj Ramës.

Por ajo e ftoi Ramën që pasi të mbaronin me sukses negociatat në 2027 dhe kohën e duhur, ta ngjisnin malin më të lartë të Korabit së bashku. Rama iu përgjigj se nuk e dinte nëse do ishte ende kryeministër, por do i bashkohej me kënaqësi.

I.M/Shqiptarja.com