Kosova feston më 17 shkurt 15 vite pavarësi, ambasada në Tiranë pritje zyrtare! Begaj: Ka treguar pjekuri, është faktor paqeje në Rajon

15 Shkurt 2023, 20:50

Ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi në vigjilje të 15 vjetorit të pavarësisë një pritje zyrtare me përfaqësues të politikës, por jo vetëm. Në fjalën e mbajtur në këtë pritje, Presidenti Begaj u shpreh se në këto 15 vite pavarësi, Kosova ka treguar që është faktor paqeje në rajon.