Kotoleta qingji në zgarë nga zonja Vjollca

17 Prill 2020, 11:28

Kotoleta qingji në zgarë

1 kg kotoleta qingji Kripë dhe piper i zi Rozmarinë Vaj 500 gr patate të vogla Sallata: Rukola 1 karrotë 2 kërpudha Açeto balsamike, vaj

Përgatitja: Marinojmë mishin me piper të zi, kripë dhe vaj. Ngrohim tiganin e zgarës dhe vendosim kotoletat dhe rozmarinë. Kotoletat i kthejmë nga të dyja anët për pak minuta, derisa të shohim që sipërfaqja të zërë kore. Presim kërpudhat, i lyejmë me pak kripë, piper e vaj dhe i vendosim në tigan për tu pjekur. Ndërkohë në një tenxhere vendosim patatet e vogla për të zierë 7-8 minuta. I kullojmë dhe i pjekim në tiganin e zgarës në yndyrën që kanë kulluar kotolecat, i shtojmë kripë dhe rozmarinë. Përgatisim një sallatë me rukola, ose mix sallatë me karrota, kërpudhat e pjekura dhe pak domate. E marinojmë sallatën me açeto, vaj ulliri, kripë, piper dhe shërbejmë kotoletat e qingjit me sallatë dhe patate.