KQZ diskuton fletën e votimi, PD: Të vendoset emri i kryetarit të koalicionit Berisha-Meta!

15 Prill 2023, 11:41

Në komisionin Qendror të Zgjedhjeve po diskutohet në këto momente miratimi i fletës së votimit të 14 Majit. KQZ në krah të çdo partie politike ka radhitur emrin e kryetarit të asaj force politike por në rastin e koalicioneve nuk e ka bërë këtë. Ashtu siç e ka paraqitur në modelin e shpërndarë më herët në rastin e koalicionit Berisha Meta nuk është vendosur emri i Ilir Metës.