KQZ kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Ankimet e partive shqyrtojini jo më vonë se 24 orë! Të mos krijojmë vonesa në printimin e fletëve të votimit

20 Prill 2023, 16:43

KQZ i ka bërë kërkesë Kolegjit Zgjedhor që ankimet e partive t'i shqyrtojnë jo më vonë se 24 orë. Në letrën e dërguar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thuhet se qëllimi i shqyrtimit me shpejtësi është që të shmangen vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 majit.