KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, Muharrem Caka i propozuar nga opozita votoi kundër

7 Gusht 2023, 14:10

Pasi përfundoi beteja për kundërshtimin e rezultatit të 14 majit nga opozita dhe përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, gati tre muaj pas mbajtjes së votimeve në bashki, KQZ certifikoi rezultatin përfundimtar duke vulosur fitoren e PS dhe humbjen e thellë të opozitës.