KQZ ndan fondet për fushatën, Alibeaj merr 24.9 mln lekë, por s’bën fushatë! PS merr ‘pjesën e luanit’! Berisha mbetet pa pjesë

22 Prill 2023, 19:14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau ditën e sotme fondin që do t’u shkojnë partive politike për fushatën e 14 majit. Padyshim që Partia Socialiste ka marrë pjesën më të madhe të fondit prej 100 mln lekë, duke qenë se ka pasur edhe rezultatin më të lartë në zgjedhjet e vitit 2015, vit të cilit i janë referuar për ndarjen e parave.