KQZ nis procedurë administrative ndaj ministrit Hoxha, akuzohet se përdori automjetin shtetëror në fushatë! Nën ‘hetim’ edhe kandidatja socialiste e Fierit

23 Prill 2025, 12:46 | Përditesimi: 23 Prill 2025, 12:46

KQZ ka nisur procedurën administratie ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha pasi akuzohet se ka përdorur makinën shtetërore në fushatën e PS.

Denoncimi në KQZ është bërë nga Qendra Qëndresa Qytetare, e cila thotë se shkelja është shënuar më 14 Prill, ku ministri është paraqitur në Njësinë Administrative nr.1, ku edhe është drejtues politik.

E.H/Shqiptarja.com