Krahasimi epik me futbollin, telefonuesi: Arbitrin holandez e kishte dërguar Basha të vidhte votat e Italisë

12 Qershor 2021, 10:13

Nëpërmjet krahasimeve dhe batutave një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv foli për ndeshjen hapëse të Europianit. Ai tha se Italia e meritoi fitoren por atë arbitrin holandez sikur e kishte dërguar Basha të vidhte votat e italianëve duke iu referuar disa rasteve të dyshimta ku nuk u akordua penallti.