Krem karamel me banana ( BanaKing) nga zonja Vjollca

25 Shkurt, 11:17

Krem karamel me banana ( BanaKing)

Përbërësit:

2 banane

500 ml qumësht

4 kokrra vezë

2-3 lugë gjelle sheqer

pak vanilje

Karameli

4 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle ujë

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan vendosim sheqeri, ujë dhe e lëmë atë deri sa sheqeri të karamelizohet në një ngjyrë të artë të kuqërremtë. E ndajmë karamelin në tasat e posaçëm për karamel. Ndërkohë kalojmë në blender bananen, qumësht, vezë, sheqer, vanilje deri sa ta kthejmë në krem. Kullojmë kremin në një sitë e më pas e ndajmë atë nëpër tasat e kremkaramelit.Vendosim tasat në një tepsi e mbushim tepsinë me ujë të nxehtë deri sat ë vijë në nivelin e 3/4 të tasave. mbulojmë tepsinë me letëralumin dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 180 gradë Celsius për 25 minuta. Pasi të nxjerrim nga furra vendosim krem karamelin në frigorifer për 2 orë.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha