Kremtohen Pashkët Ortodokse! Uron politika, Begaj: Shënohet nisja e re! Rama: Gëzuar! Meta: Të kapërcejmë dhimbjet

16 Prill 2023, 16:24

Kremtimit të Pashkëve Ortodoske u janë bashkuar dhe politikanët, duke shprehur edhe ata urimin e tyre. Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka zgjedhur t’i urojë besimtarët Ortodoks nga Motropolia e Korçës duke thënë se kjo Pashkë do të sjellë mbarësi dhe uron që të ndriçojë mendjen e jetën e shqiptarëve. Edhe kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim për Pashkët me një fotografi nga Kisha e Marmiroit në Vlorë.