Kreu i KPP pyetet sërish nga SPAK, nën hetim për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tendera (VIDEO)

22 Prill, 12:57

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri u mor në pyetje këtë të martë si person nën hetim për shpërdorim detyre dhe favorizim të kompanive në tendera. Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj.