Krimbi i mëndafshit në Vaun e Dejës

21 Mars 2022, 06:44

Një udhëtim magjik drejt veriut, drejt Vaut të Dejës. Atje ku prej qindra vjetësh banorët e nënShkodrës kanë kultivuar dhe përpunuar krimbin e mëndafshit. Ndalesë në qendrën artizanale të qytezës me katedralen e parë në botë me emrin e shenjtores sonë Nënë Tereza dhe takim me gruan artizane Meliha Zyberaj. Krimbi I mëndafshit, fshikëza që mban mbi 28 metra linear fill mëndafshi dhe endja e veshjeve zadrimore me fill mëndafshi. Ndiqni reportazhin “Krimbi I mëndafshit në Vaun e Dejës” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.