Krimbi i mëndafshit, një risi e punës së artizaneve

30 Nëntor 2020, 09:55

Veri Jug ka udhëtuar në qytezën e Vaut të Dejës, qytezë e njohur për hidrocentralin mbi lumin Drin dhe për shtatoren lartë të shenjtores, Nënë Terezës sonë, në qendër të qytezës. Syri I kameras shkon në qendrën e artizaneve të Va Dejës dhe sjell një mozaik nga puna e grave duararta që prodhojnë veshje popullore të zonës së veriut të Shqipërisë. Menaxherja e qendrës, mjeshtrja Meliha Zyberaj, tregon për endjen në sixhade të qilimave, qendisjen e veshjeve me makina qepëse moderne me kompjuter, xhubletën e Malsisë së Madhe dhe xhubletën e Mirditës, veshjet popullore të Tiranës, si dhe për krimbin e mëdafshit, si një risi e punës së qendrës së artizaneve në Va Dejë. Mikpritja e parë në qendër, me një maskë anticovid 19, punuar nga gratë duararta që, me punimet e tyre, prej disa vjetësh, mbajnë në këmbë ekonomitë e familjeve. “Meliha Zyberaj dhe artizanet e Va Dejës” të djelën, premierë, ora 14.30 me moderatorin e emisioneve Veri Jug, gazetarin Agim Pipa.