Kriza brenda PD, Bardhi ulet pranë Bashës në Kuvend, por as dorën nuk i jep

14 Korrik 2023, 11:06

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka qenë disi i ftohtë me ish kryedemokratin Basha. Në një video të siguruar nga Report Tv, evidentohet momenti kur Bardhi pas fjalës së tij në Foltore është ulur në vendin e tij përbri me Bashën, mirëpo pa i folur madje as pa i dhënë dorën. Mesa duket, brenda PD-së, vijon akoma temë e nxehtë debati çështja e kryetarit të partisë, e cila është edhe “çarjeje” të tretë brenda selisë blu.