Kriza energjitike, skandali i inceneratorëve dhe a do bashkohet PD?

5 Prill 2022, 07:16

Kreu i Kabinetit të LSI, Erjol Braimllari i cilësoi tre inceneratorët si afera korruptive që përmbajnë në vetvete shkelje legjislative dhe financiare. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e ka cilësuar një ide naive e kryeministrit Edi Rama që të pasurit të paguajnë më shumë për energjinë se sesa të varfrit, duke thënë se kjo nuk do të ishte një zgjidhje efektive. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu thotë se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër ligjor për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet e statutit të Sali Berishës. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Balliu thotë se ky vendim nuk ankimohet pasi Alibeaj nuk ka qenë palë në çështje.