Kryemadhi llogari në parajsat fiskale me ortakë rusë të shpallur non grata nga SHBA, PS: Drejtësia të nisë hetimet

3 Prill 2023, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2023-04-03 15:58:55

Partia Socialiste kërkon që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Nga selia rozë, deputetja Klotilda Bushka u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.