'Kryeministri është mafioz', Bardhi përjashtohet nga seanca, debat me Nikollën: Gënjeve kur the se jam sëmurë! Kryeparlamentarja: Të të vijë turp

30 Korrik, 17:29

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi me nisjen e seancës plenare për miratimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj, u përjashtua nga seanca. Ai pati edhe një debat me kryeparlamentaren Nikolla, madje e akuzoi se gënjeu kur tha se ishte sëmurë prandaj hoqi dorë nga detyra.