Kryeministri i Bavarisë: Do hapim një zyrë kontakti në Tiranë për këdo që do të vijë të punojë te ne! Firmosëm disa marrëveshje

13 Shkurt 2023, 19:45 | Përditesimi i fundit: 2023-02-13 19:47:21

Kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder është shprehur se do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e BE-së, e ndërsa tha se do të punojnë së bashku në disa drejtime. Ai tha se do të hapet një zyrë kontakti me qëllim që të rritet bashkëpunimi për ata që duan të vijnë për punë në Gjermani.