Kryeministri Rama: Çmimet e pronave në Shqipëri do të rriten 2-fish kur të anëtarësohemi në BE, sezoni turistik po zgjatet

23 Shtator, 14:46 | Përditesimi: 23 Shtator, 14:46

Nga Viena e Austrisë, Kryeministri Edi Rama ka ftuar investitorët që të blejnë prona në Shqipëri pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë.

Në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që u mbajt në Vienë, Edi Rama u pyet nga një investitor për ndihmën që duhet të japë qeveria për të ndikuar në zgjatjen e sezonit turistik, përtej 180 ditëve.

Kryeministri theksoi se sezoni tashmë është zgjatur, megjithatë ai shtoi se sfidë mbetet zgjatja pothuajse në gjithë vitin.

Nga ana tjetër, Edi Rama i ftoi që të investojnë dhe të blejnë toka e apartamente në Shqipëri, pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë, madje do të dyfishohet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian.

r.k./Shqiptarja.com