Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut

24 Mars, 16:44

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal në Gjirokastër, ku ka bërë inspektimin e punimeve.  

Rama u njoh nga drejtuesit e këtij projekti se deri në çfarë fazë kanë arritur punimet dhje kur pritet që të pëfundojnë. 

Godina e cila ishtë e rrënuar që do të rilindë me të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë. Ajo është 4 kate dhe do të jetë në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut të Gjirokastrës.