Kryesia e çoi për hetim, Bardhi nuk tërhiqet: Nesër mbledh online Këshillin! Basha mbështeti kandidatët e Berishës, ta thotë në publik ose do nxjerr SMS-të

26 Korrik 2023, 18:00

Gazment Bardhi nuk lëkundet nga qëndrimi i tij dhe thotë se nesër do të mbledhë Këshillin Kombëtar, ndonëse Kryesia e ka çuar për hetim në Komisionin e Etikës. Bardhi ‘shigjetoi’ Bashën duke thënë se po sillet si Berisha duke përjashtuar ata që i kanë dalë kundër. Ai refuzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Etikës.