Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte sot e pranishmë në homazhet që po zhvillohen për ndarjen nga jeta të babait të e Hashim Thaçit.
Ajo tha se Haxhi Thaçi ishte një atdhetar i madh.
'Shumë i nderuar dhe shumë i dashur Hashim që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd sepse padrejtësitë politike të burgosjes tënde dhe të luftëtarëve të tjerë sot ju shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale. Haxhi Thaçi është shembulli se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh. Faleminderit burrit dhe patriotit Haxhi Thaçi që na dha Hashim Thaçin udhëheqësin politikë të UÇK lufta e së cilës me mbështetjen e popullit të vet të SHBA dhe NATO e ka bërë Kosovën një shtet të lirë dhe të pavarur. Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK janë sot në 7 penxheret në Hagë si viktima të një drejtësie që po bëhet çdo ditë edhe më tepër një iluzion. Në vend të Hashimit kemi ardhur ne të përcjellim, të qoftë i lehtë dhe', tha ajo.



















