Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama: Nuk ka funksionuar zinxhiri

18 Korrik, 12:41 | Përditesimi: 18 Korrik, 14:12

Qeveria zhvilloi gjatë ditëve të fundit një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, çka ngjalli pakënaqësinë e banorëve dhe shkaktoi debate.

Pyetja rëndom që është ngritur nga qytetarët, ka qenë përse autoritetet nuk morën masa më herët për të mos i lejuar këto ndërtime.

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë.

Kryeministri u shpreh se për parandalimin e ndërtimeve pa leje në Theth nuk ka funksionuar zinxhiri, duke përmendur sërish edhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli

I.M/Shqiptarja.com