Një shou mediatik e quan Kryemadhi seancën gjyqësore në GJKKO. Ajo tha pasi doli nga seanca se ishte një provokim ndaj familjes së saj, fakti që e kishin futur në të njëjtën sallë me Ilir Metën, me të cilin është në proces divorci.
“Nuk flas fare për Metën, kanë bërë provokim të hapur për mua dhe familjen time. Në mënyrë të qëllimtë na kanë futur me një sallë për të marrë masa arresti në grup, kur secili nga ne ka masën për ta marrë në mënyrë individuale. Asnjë nga ne nuk është i akuzuar, të gjithë jemi të dyshuar, poshtërsie e madhe është që për të larguar vëmendjen, nga ENCHRO, trafiku i drogës, nga gjithë krimi i strukturuar që ka kapur çdo gjë, kërkojnë të bëjnë shou mediatik, politik, mbase edhe emocional. Emocionet e tyre nuk i kënaqim dot.
Ku kanë bythë ata me fol, ku flasin sot ata pa lejen e Ramës. Ka që në 2021 që kam bërë padi për Inceneratorët, keni parë gjë të ndodhë, paguajnë para çdo ditë”, tha Kryemadhi.