Kufizimi i shpejtësisë dhe mbajtja e patentës deri në 70 vjeç, Kuvendi miraton me 102 vota pro ndryshimet e Kodit Rrugor

16 Mars 2023, 21:32

Me 102 vota pro Parlamenti miratoi ndryshimet në kodin rrugor, për të cilat ishte rënë dakord më parë. Por socialistët akuzuan se ndryshimet duhet të ishin miratuan që në dhjetor, por u zvarritën ng apala tjetër. Ndër ndryshimet kryesore të miratuara, është rritja e moshës së mbajtjes së patentes nga 65 vjec në 70 vjeç si dhe kufizimi I shpejtësisë deri në 80 km/ orë për shoferët e rinj.