‘Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës’, Rama: Bufi e di shumë mirë që më 11 maj s’ka asnjë shans, ka bërë listë për opozitë qëndrestare

18 Mars 2025, 09:57 | Përditesimi: 18 Mars 2025, 09:57

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish koalicionin e Sali Berishës, duke thënë në komunikimin me ndjekësit se Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i alenacës. Rama tha se bufi i kënetës, referuar Sali Berishës, e di shumë mirë që më 11 maj nuk ka asnjë shans për fitore dhe për këtë arsye ka bërë listë për opozitë qëndrestare.

“Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës, se vetmja gjë madh që ka ajo aleancë janë mustaqet e Kujtimit. Situata në kënetë është turbulente. Pa problem se i ha bufi ata. E keni pa listën e bufit, listë për opozitë qëndrestare. E di shumë mirë që s’ka asnjë shans, dhe ka bërë një listë për një opozitë qëndrestare. Që kur bëjnë kua kua kua as nuk shohin as nuk dëgjojnë”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com

r.k./Shqiptarja.com