Kunguj të mbushur nga zonja Albana

10 Qershor 2022, 11:21

Kunguj të mbushur

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj
  • 1 gotë oriz
  • 2 qepë të thata
  • 1 lgj salcë
  • 2-3 domate
  • vaj ulliri
  • majdanoz
  • nenexhik
  • kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën në një tenxhere, shtojmë orizin, mishin e grirë, shtojmë domatet që kemi grirë në rende. Kungujt pasi i kemi qëruar i mbushim me masën e përgatitur ku kemi shtuar bimët aromatike dhe erëzat. I pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.