Kunguj të njomë me domate dhe oriz nga zonja Vjollca

4 Qershor 2020, 10:39

Kunguj të njomë me domate dhe oriz

Përbërësit:

500 gr kunguj të njomë

1 qepë të re ose 5 qepë të njoma

400 gr domate

1 filxhan kafeje pure domate

2-3 lugë gjelle oriz

400 ml lëng perimesh

kripë dhe piper të zi

vaj ulliri

majdanoz, kopër

150 gr djath të bardhë në kubik

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin , kaurdisim qepën në kubikë deri sat ë zbutet dhe shtojmë kungujt e prerë në kubikë me brinjë 2 cm. I kaurdisim së bashku për 3 minuta duke shtuar më pas purenë e domateve dhe domatet e qëruara e të prera në kubikë. I lëmë të ziejnë për 5 minuta, shtojmë orizin, lëngun e perimeve të nxehtë, kripë e piper të zi dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Në 3 minutat e fundit shtojmë koprën e grirë dhe më pas djathin në kubikë . fikim sobën dhe e lëmë të ziejë në temperaturën e vet për 5 minuta të tjera. E shërbejmë të ngrohtë.