Kungull të mbushur me gjizë nga zonja Vjollca

25 Maj 2020, 10:48

Kungull të mbushur me gjizë

Përbërësit:

4 kunguj

400 gr gjizë

3 thelpinj hudhër

4 lugë gjelle parmixhan

2 lugë gjelle fara luledielli

1 tufë kopër

2 vezë

80 gr djath cheddar

Përgatitja

Pastrojmë dhe qërojmë hollë kungujt. I presim në dysh për së gjati.I pastrojmë me lugë pjesën e brendshmedhe I japim formën e një varke. Nëse pjesa e brendshme nuk ka fara e presim në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim pak ( nëse ka fara I largojmë).  Në një tas vendosim gjizën dhe hudhrën të grirë, kripë, piper të zi, parmigiano, vezët e plota, kungujt e grirë dhe kopër. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Në një tepsi shtojmë letër pjekje vendosim kungujt dhe I mbushim me gjizën me djath cheddar. Vendosim tepsinë në furrë me temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.