Kungulleshka me kos
Përbërësit:
- 1 kg kungulleshka
- 1 kg kos
- 1 kokë hudhër
- Vaj bimor për skuqje
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 limon
- 1 tufë koper
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Presim në disqe kungujt, i marinojmë me pak kripë dhe i skuqim në vaj të nxehtë.
Kosin e trazojmë me hudhrën e shtypur me pak lëng limoni, koper dhe vaj ulliri. I përziejmë bashkë me kungujt dhe i vendosim në frigorifer.