Kungullor i Tropojës nga Mirela Andoni

1 Tetor, 11:12 | Përditesimi: 1 Tetor, 11:12

Kungullor i Tropojës

Përbërësit:

  • 300 g miell
  • 150 ml ujë
  • Kripë
  • Niseshte për të hapur petët
  •  
  • Mbushja:
  • 500 g kungull dimri
  • 1 gotë qumësht
  • Kripë dhe piper
  • 50 g gjalpë

Përgatitja:

Kungullin e grijmë me rende edhe e skuqim me gjalpin, pastaj shtojmë qumështin, kripë dhe piper. E lëmë të ftohet edhe pastaj bëjmë mbushjen e petëve që i palosin edhe i bëjmë si shirit e i rrotullojmë në tavë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur derisa kungullori të marrë një ngjyrë të bukur.

MC/Shqiptarja.com