Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

26 Mars 2023, 19:06

Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimeve të ndara me Ramën, Nikollën, Begajn e Metën në Tiranë. Kurti u shpreh se vizita u bë në kuadër të marrëveshjes së arrirë me Serbinë në Ohër. Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se i njoftoi nga afër dhe më me hollësi përfaqësuesit kryesorë të shtetit. Më tej ai komentoi edhe takimin me Metën, ku u shpreh se e takoi në cilësinë e ish presidentit dhe jo si kryetar të Partisë së Lirisë. I pyetur se çfarë do dëshironte nga Shqipëria, Kurti theksoi ndihmën e Shqipërisë për të përfaqësuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.