'Kush do flasë me ata të BE', Rama vijon replikat me Bashën: Mund ta bënte Luli, por na krijon problem se e zë gjumi

24 Mars, 14:58

Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me replikat me Lulzim Bashën. Teksa fliste për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se vetëm PS mund ta finalizojë këtë proces, teksa nuk i kurseu ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë.