Kushtetuesja shtyn sërish vendimin për VKM e ndërtimeve pa leje, 28 deputetët kërkues duhet ta autorizojnë me firmë përfaqësimin! Bardhi: Rezultat i shantazhit të Ramës

26 Prill 2023, 11:23

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM për operacionet për ndërtimet pa leje. Shkak i shtyrjes këtë herë është bërë pasi sipas Gjykatës Kushtetuese kërkohet një autorizim me firmë i të 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën për palën që do t’i përfaqësojë.