Kuvend/ Bardhi ironi me mesazhin e Begajt: Pse nuk e sollët presidentin, apo nuk ishim në protestë

20 Janar, 17:30

Opozita priti me ironi letrën që presidenti Bajram Begaj u kishte drejtuar deputetëve të Kuvendit në nisje të sesionit të fundit për këtë legjislaturë të dhjetë. Teksa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi letrën e mbërritur nga Begaj, Gazment Bardhi tha me ironi se përse nuk e sollën Begajn në seancë, apo ngaqë opozita nuk ishte në protestë.

“Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita”, tha Bardhi.