Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, futet live në Facebookun e tij! Alibeaj-'Rithemelimit': Këtu bëni zhurmë, jashtë ndani aferat

17 Nëntor 2022, 17:36

Ka nisur me debate të ashpra seanca e sotme plenare në Kuvend për shkak të kohës së shpërndarë për mocionin me debat për Integrimin Europian. Grupi i Rithemelimit kërkoi më shumë kohë ndërkohë që drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj i njoftoi se nuk kanë grup parlamentar dhe nuk mund të ketë më shumë kohë. 'Rithemelimi' kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi.