Debate në Kuvend në lidhje me votën e diasporës. PD e PS akuzojnë njëra tjetrën se po përpiqen të sabotojnë këtë proces. PD duket se kushtëzon votën e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me votimin e amendamentit të tyre që u njeh votimin me pasaportë apo dokumente biometrike të vendit ku jetojnë nëse nuk kanë një dokument shqiptar.
Por PS shprehet kundër dhe e quan alibi të Partisë Demokratike për humbjen që do të pësojnë në zgjedhjet e 11 majit. Propozimi i PS-së është që këta emigrantë të lejohen të votojnë me ID të skaduar shqiptare.
Ish-kryeministri Berisha tha se nëse nuk votohet amendamenti i PD-së që u njeh votimin me pasaportë apo dokumente biometrike të vendit ku jetojnë atëherë do të organizohen protesta para ambasadave


LEXO EDHE:
FOTOT: Flamur, çfarë u bë me revolucionin dhe qeverinë teknike?
Berisha tha se në vitin 2013 është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama (atëherë lider i opozitës) se nëse mazhoranca e PD-së së asaj kohe do të kalonte ligjin për votën e emigrantëve në Parlament, PS nuk do të merrte pjesë në zgjedhje.
Berisha: Rama po bën çdo gjë për të sabotuar votën e diasporës. Po kushtëzon votimin e qytetarëve shqiptarë me shtetësinë shqiptare, pasjen ose jo të dokumenteve shqiptare. Shqiptarë ata i bën shtetësia, por ai ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës. Kur solla ligjin për votën e diasporës, në 2013 Rama më kërcënoi se nuk do merrte pjesë në zgjedhje nëse votonim ligjin. Më në fund vendimi i Gjykatës Kushtetuese imponoi dhe palët vendosën ta votojnë.
Ministrat e qeverisë, Taulant Balla dhe Ulsi Manja gjithashtu dhe kreu i grupit PS, Niko Peleshi thanë se PD nuk do t'i japin dritën jeshile votës së diasporës prandaj po e kushtëzojnë votën.
Balla: “E kam ditur prej disa vitesh e tani doni të bllokoni dy element thelbësorë. E ka detyrim parlamenti të miratojë gadishmërinë e qeverisë që postën edhe në kthim ta paguajmë ne. Hajdeni e mos e kushtëzoni votën me asgjë. Duhet të spostojmë afatin e regjistrimit të kandidatëve të pakën dhe me 10 ditë të tjera. Të tjerat janë rrena e alibi. Mos ma luaj gishtin por jepni votën. Edhe për një kërkesë që ju ka ardhur ju do e bëjmë. Keni frikë se Celibashi ju vjedh votat? Bujrum të numërojmë votat në prani të përfaqëuesve partiakë. Të tjerat alibi për humbjen.
Seanca parlamentare e sotme nisi me një minutë heshtje për nder të ndarjes nga jeta të kryepeshkopit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Seanca nisi në orën 15:00, me gjysmë ore vonesë dhe ka rend dite të ngjeshur, me të paktën 16 pika.
Deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se maxhoranca ka futur në rend dite pr/ligje si 'paketa e maleve' të cilat i quan klienteliste dhe me qëllime elektorale, në replikë kreu i grupit PS-së tha se parlamenti nuk bën ligje vetëm për një pjesë të qytetarëve, por për gjithë shqiptarët.
Ndërkohë kryetari i PD-së mbështet nismën e deputetit demokrat Dash Sula për ngritjen e komisionit të së vërtetës, për të bërë transparencë për deputetët që kanë përdorur encrochat.
Ka pasur me 2 –3 encrochate. Damian se po flas unë. Ke pasur dhe ti. Betohu se nuk ke pasur. Mos u fsheh. Kryeministri juaj ka pasur 2 ose 3 të tillë. Nëse nuk pranoni komisionin e së vërtetës do i publikojmë një nga një' tha Berisha.
Një tjetër tema për debat pritet të jetë dhe pr/ligji i investimeve strategjike, që është shtyrë deri në Dhjetor 2026 për regjistrim, për shkak të thithjes të sa më shumë investitorëve sipas PS, por që opozita e quan klientelist dhe me qëllime elektorale. PD i quan nisma elektorale dhe është shprehur kundër tyre
Një tjetër nismë që pritet të diskutohet ashpër është edhe propozimi i ministrit Blendi Klosi, për "Paketën e Maleve", që gjithashtu PD e cilëson klientelist me qëllim zgjedhor në prag të 11 Majit, për të marë votat.
Gjithashtu edhe kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për ligjshmërinë e projektit dhe koncesionit për Portin e ri të Durrësit, tatimi mbi të ardhurat, disa marrëveshje bilaterale, dhe diskutime të tjera jashtë rendit të ditës.
Ndiqni lajmet në zhvillim...
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Të Fundit Të Parat
Ora 18:54
‘Në tavolina restorantesh në Stamboll vendoset fati i një tenderi në Shqipëri, Sula: Këto s’i themi ne, i ka thënë Ahmetaj, ai po ju çjerr maskën
Deputeti i PD Dashnor Sula, nga Kuvendi me tone të ashpra ka folur për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës për të cilën është kërkuar fond shtesë.
Ai tha se kjo nuk është hera e parë që kërkohen fonde shtesë për projekte të caktuara, të thënë këto sipas tij edhe nga vet zv. kryeministri Arben Ahmetaj.
‘Mos mendoni se ne jemi kundër hekurudhës apo rrugëve, por më gjeni një kontratë të vetme ju mua që në mes të projektit nuk keni rritur financimin për së dyti. Rrugën e Elbasanit a e rritet prap ju, tuneli i llogarasë a e rritët prap. Rruga e Qafë Pllocës e keni rritur disa herë dhe këto si themi ne, por i ka thënë Arben Ahmetaj, që në tavolina restorantesh në Stamboll vendoset fati i një rrugë dhe i një tenderi në Shqipëri. Tmerri juaj do jetë Ahmetaj, ai pavarisisht se ça ka bërë po ju çjerr maskën. Ish- gruan e tij e keni persekutuar që s’ka asnjë pikë faji, se u nda me Ahmetajn, këtë e bëni për të detyruar Ahmetajn që të heshti. Kjo nuk është çnjerëzore, jeni bërë si Enver Hoxha që të persekutonte’, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Ora 18:48
Balla propozon ndryshime në ligjin për nënshtetësinë shqiptare: Ata që e kanë lënë ta rimarrin me procedurë të përshpejtuar! PD kundër
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka propozuar ndryshime në ligjin për nënshtetësinë, për shqiptarët që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare që të mundësohet që ta marrin me procedurë të përshpejtuar.
‘Është e vërtet që shumë qytetarë duke filluar nga viti 1990, kur iu desh të largohen nga vendi thyen muret e ambasadave dhe u larguan nga vendi, një pjesë e tyre bazuar në ligjin e vjetër gjerman iu desh që të linin shtetësinë shqiptare. Në qershor të vitit 2024 koalicioni i majtë në Gjermani bëri të mundur heqjen e këtij detyrimi në Gjermani dhe numrat në konsullatat tona në Mynih ishin të larta. Tani janë me mijëra ata që kanë aplikuar në këto muaj për të rimarr shtetësinë. Shqipëria nuk është më Shqipëria që ata lanë por i bënë të gjithë shqiptarët që të jenë krenar për vendin e tyre. E gjej me vend propozimin e një ndryshimi në ligjin e shtetësisë për të krijuar një procedurë të përshpejtuar për marrjen e shtetësisë për ata që kanë qenë të detyruar që ta lënë. Sapo ta konkretizojmë do zoti nuk vini prap dhe të thoni nuk vijmë që ta bëjmë tani para zgjedhje, sepse s’na lë kodi zgjedhor’, tha ai.
Ndërkohë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u shpreh kundër kësaj pasi sipas tij problemi nuk është tek ata që nuk e kanë nënshtetësinë shqiptare pasi, ata nuk mund të jenë në lista. Sipas tij, PD kërkon që t'i sigurohet votimi atyre që janë në lista zgjedhore dhe kanë dokument identifikimi të vendit ku jetojnë.
‘Këtu nuk është çështja për ata që se kanë shtetësinë shqiptare, sepse ai që se ka shtetësinë shqiptare nuk është në listat e zgjedhësve. Ne kemi raste të provuara sot që persona me shtetësi të lënë me dekret të presidentit të vendit i keni ende në listën e zgjedhësve në shkelje të ligjit. Problemi është për ata që janë shtetas shqiptar që kanë një dokument të vlefshëm të vendit ku jetojnë dhe është më i vlefshëm se ai dokumenti shqiptar që i ka skaduar’, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Ora 16:56
Hekurudha Tiranë-Durrës, Balla: Janë kryer 80% e punimeve, përfundojnë në verën e vitit 2026
'Rreth 80% e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, kanë përfunduar', kështu është shprehur nga Kuvendi ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Ai tha se punimet pritet të përfundojnë në verën e vitit 2026.
‘Tirana dhe Durrësi janë dy qytete të mëdha dhe lidhja e tyre me hekurudhë është projekt i madh strategjik dhe një lidhje me rëndësi infrastrukturore që do ti bashkojë edhe më shumë këto qytete. U konsiderua e rëndësishme që pjesë e financimit nga Banka Europiane për Rindërtim të ishte edhe ndërtimi i godinave të reja të stacioneve hekurudhore sepse vetëm godina e stacionit hekurudhor në Durrës mund të rikonstruktohet, kurse të tjerat duhet që të bëhen të reja. Ju dhe bankën euoripane për rindërtim dhe zhvillim e shpallët grup kriminal, po ju keni qenë në qeveri vet dhe keni punuar më këtë bankë. Sa i takon punimeve ne kemi kryer mbi 80 për qind të punimeve dhe në verën e 2026, do vini me tren në Tiranë’, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Ora 16:52
"Ju ka zënë tartakuti, keni frikë" - Ulsi Manja "përplaset" me Flamur Nokën në Kuvend: Je fosile politike (VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka nga kuvendi teksa ka folur për votën e emigratëve u shpreh se PS do që të votojnë vetëm ata që janë në lista dhe jo edhe emigranët që skanë një dokument shqiptar identifikimi.
‘Ju keni tartakutin, ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Unë jam këtu për hallin e shqiptarëve. Me Kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Por ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë. Ju brenda s’ju duan dhe jashtë ju refuzojnë’, tha ai.
Me tone të ashpra i është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili e quajti Nokën një fosile.
‘Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës kodi ka duhet përcaktuar pasaport biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon. Po kemi rënë dakord kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar përgjigjia jonë ka qenë po që mund të votojë. Ju e bllokoni sepse ju se keni dashur kurrë votën e diasporës. Lëre more dorën ti, je një fosile politike’, tha ai.
Fjalës së Manjës, Noka iu përgjigj nga vendi, por mikrofoni i tij ishte i fikur.
Mikrofoni iu fik dhe Manjës.
S.B/Shqiptarja.com
Ora 16:26
'Ligjin për votën e Diasporës e solla unë në 2013', Berisha: Rama e kundërshtoi! PS nuk lejon njohjen e letërnjoftimit të përbashkët, që e njeh dhe BE-ja
Sali Berisha replikoi me ministrin Taulant Balla në seancën e sotme në parlament teksa po flisnin për votën e Diasporës. Berisha akuzoi maazhorancën se nuk regjistron për të votuar ata që nuk kanë një pasaportë shqiptare, duke thënë se shtetësinë shqiptare atyre ua njeh Kushtetuta dhe ua mohon PS-ja.
'Në vitin 2008 kur është bërë Kodi, nuk ka patur vendim të GJK, asnjë ligj në kodin zgjedhor, që i njihte të drejtën shqiptarëve jashtë për të votuar në vendet ku jetojnë. Mos të bëjmë spekulime banale. Kur solla ligjin për votën e diasporës, në 2013 Rama më kërcënoi se nuk do merrte pjesë në zgjedhje nëse votonim ligjin. Më në fund vendimi i Gjykatës Kushtetuese imponoi dhe palët vendosën ta votojnë.
Nuk ka gjë më absurde se të vësh në dyshim shtetësinë shqiptare një shqiptari pasi sipas jush nuk disponon një pasaportë shqiptar. Shtetësia garantohet me kushtetutë dhe nuk mund të hiqet. Urdhëroni, nëse s’keni frikë nga vota e shqiptarëve. BE ka letër njoftim të përbashkët dhe njeh letërnjoftimin kurse Shqipëria nuk njeh letërnjoftimin. Kërkoj që secili të pyetet të japë përgjigje. Të thotë Ervin Hoxha është shkarkuar apo jo, të thotë Ulusiu ka kërkuar Louis Vuitton përveç parave.'
G.K/Shqiptarja.com
Ora 16:19
Balla ironi me Mziun: Xhelal, iku koha jote kur certifikatat bliheshin! Deputeti i PD-së: E-Albania nuk punon në Shqipëri, jo më jashtë vendit
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e PD-së dhe Berishës për votën e diasporës. Sa i përket mosregjistrimit të atyre që nuk kanë një pasaportë shqiptare, Balla thotë se kjo është një praktikë që ndiqet kudo.
Më pas bëri dhe ironi me deputetin Xhelal Mziu, pasi sipas Ballës certifikatat nuk blihen më si në kohën e Mziut por merren në e-albania.
'Mjaftojnë 2 dokumenta për tu regjistruar, i pari është ID ose pasaportë edhe nëse është e skaduar. Tjetra është një dokument që të vërtetojë adresën. Një dokument japin për adresën dhe kur plotësojnë adresën japin dokument tjetër. mos u gënjeni nga njëri që ka 30 vjet që gënjen. Është e paligjshme të regjistrohesh me një dokument të një vendi tjetër. Nuk e bën asnjë vend. KQZ ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ka qenë shumë liberal në këtë pjesë. Ka lehtësuar mundësinë e regjistrimit të pjesës tjetër të familjes. Ju vetëm lëmsh bëni.
Çdo qytetar shqiptar që kontratën e qerasë e ka në emër të kryefamiljarit, mjafton të bashka ngjisi certifikatën familjare. Xhelal ka mbaru koha kur ishe ti ku certifikata blihej me lekë. Për ju nuk punon asnjë gjë. Ne e-Albania certifikata familjare merret në çdo moment. Ju jeni kundër votës së diasporës. Doni të bllokoni dy elementë kryesorë. Nuk ka asnjë alibi që ju rezultatin e 11 majit do e keni humbjen më të thellë që as ajo e 1997 nuk do ju duket aq e thellë. Frika ju ka karakterizuar kaq vite. Keni frikë që Celibashi do ju vjedhi, bujrum ti numërojnë çdo përfaqësues partiakë.'
Nuk ka munguar dhe përgjigja e Mziut i cili thotë se e-albania nuk punon në Shqipëri, e jo më jashtë vendit.
'Ka mijëra që nuk kanë një dokument. Edhe kur kanë një dokument shqiptar nuk regjistrohen dot. E-Albania nuk funksionon në Shqipëri jo më jashtë Shqipërisë.'
G.K/Shqiptarja.com
Ora 15:54
Balla: Vota juaj kundër ‘Paketës së maleve’ është gafë, Diaspora e mirëpret, jeni kundër zhvillimit! Ç’keni me trenat ju, njëri premtoi tramvajin dikur (ironizon dhe Bashën)
Projekti i rehabilitimit Tiranë-Durrës dhe për linjën e aeroportit të Tiranës ishte një nga temat e rendit të ditës në Parlament.
Fjalën për mazhorancën e mbajti ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili akuzoi opozitën se është kundër zhvillimit dhe teknologjisë.
Ai kundërshtoi opozitën për pretendimet se po kalohen ligje me motive elektorale, duke thënë se Parlamenti duhet të jetë në punë, pavarësisht zgjedhjeve.
“Nuk kemi kohë për të humbur. Po çojmë përpara vizionin tonë Shqipëria 2030. Edhe pse jemi në prag fushate eketorale puna jonë këtu në Parlament është të vazhdojmë punën, për të qeverisur, për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë për qytetarët tanë, përfshi edhe nismën e Paketës së Maleve. Kundërshtia juaj për paketën e maleve është minimalisht një gafë. Paketa e maleve është mirëpritur nga diaspora. Shumë prej tyre janë gati ta shftrytëzojnë pronën e familjes për t’u rikthyer me vendin e tyre. Pse jeni kundër ju? Paketa e Maleve është mirëpritur nga vëllezërit tanë në Diasporë, sepse pronat e familjes së tyre ta shfrytëzojnë në Shqipëri. Tani pse ju jeni kundër. Po ju ka lënë Luli mbrapsht, do jenë 500 jo 100 leje. Do jenë edhe 5 mijë”, tha Balla për projektligjin e qeverisë që zhvillon turizmin malor.
Pika e dytë ishte çështja e marrëveshjeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe ajo e Rinasit për në aeroport. Edhe këtu Balla sulmoi PD-në, se pengon investimet dhe zhvillimin e vendit.
“Ka shqiptarë që duan të shkojnë me tren në Durrës dhe jo me autobus. Erdhi njëri këtu dikur dhe e anuloi se s’i pëlqen treni. Treni do bëhet dhe do jetë i standardeve europiane. Nuk do shkoni më me Benz në Rinas, por me tren. Çfarë probleme keni me trenin ju? Jeni parti që do mbaheni mend kundër zhvillimit dhe teknologjisë dhe që s’e mori vesh asnjëherë populli. Mbështesim projektin e hekurudhës dhe fondin për të me anë të partnerit serioz të BERZH-it. Ju votën do ta jepni sepse nuk jeni të gjithë kundër zhvillimit, se edhe ju do hipni në trenin që do realizohet fal kësaj marrëveshjeje. Se ishte njëri dikur që premtoi tramvajin. Vitin e ardhshëm do kemi gati godinat dhe elektrifikimin e një pjese të hekururdhave. Deri tani janë realizuar 80% të punimeve dhe konsiston në 34 km linje hekurudhore Durrës-Tiranë. Do mundesohet dhe ndërtimi i 12 godinave për stacionet hekurudhore. Ju nuk i doni trenat, ju mbani trenat tuaj, ne do vazhdojmë drejt rrugës Shqipëria 2030”, përfundoi ai duke ironizuar ish-kreun e PD-së dhe Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
A.Q/Shqiptarja.com
Ora 15:49
Kuvendi, 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Flutura Açka i kërkon Spiropalit: Nderoni dhe Fan Nolin
Deputetët e Kuvendit mbajtën sot një minutë heshtje në nisje të seancës së sotme plenare.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kujtoi sot në nisje të seancës plenare Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Spiropali u shpreh se, “Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos u nda nga jeta. Nuk do e kemi më mes nesh atë që me vizionin, erudiconin, dijet, vullnetin dhe vendosmërinë e tij në kushte të mungesave e vështirësive, gjatë më tepër se 3 dekadave ringjalli, ringriti dhe rindërtoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.
Më pas ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje.
“Sot në Tiranë u krye shërbesa e përcjelljes së Kryepeshkopit. Duke i shprehur në emër të Kuvendit të Shqipërisë ngushëllimet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë për këtë humbje të madhe dhe në shenjë nderimi e mirënjohjeje për trashëgiminë e kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Fortlumturisë së tij Anastas ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha Spiropali.
Ndërkohë deputetja Flutura Açka I kërkoi Kuvendit një minutë heshtje dhe për Fan Nolin.
Të bëjmë një minutë heshtje dhe për Fan Nolin. Me Fan Nolin ju respektoni dhe hirësinë, dhe diplomatin, mjeshtrin e fjalës e nuk ka një të dytë për të nderuar këtë figurë
Ndërkohë shprehu shqetësimin se për ndërprerjen dhe thirrje e parlamentit pa një kriter të arsyeshëm.
“Nuk mund të ndërpritet kohë e pa kohë. Nuk më duket normale që parlamenti të ndërpritet për një arsye si e sotmja. Këtë e keni bërë me 10 dhjetor 2024, e zhvendosët parlamentin për shkak të vizitës së Erdoganit. Parlamenti nuk është garderobë e xhamisë, as hangar i rekuizitave të mitingjeve të kryeministrit tuaj e keni bër disa herë”
Në përgjigje Spiropali tha se do e marrë parasysh kërkesën e saj.
S.G/Shqiptarja.com
Ora 15:47
Vota e diasporës, Berisha: Rama po saboton votën e emigrantëve, i vetmi vend që s' njihni dokumentet biometrike të vendeve të BE dhe NATO-s
Kreu i PD Sali Berisha, teksa ka folur për votën e diasporës në Kuvend, u shpreh se emigrantëve që u ka skaduar dokumenti i identifikimit nuk po lejohen që të votojnë edhe pse kanë atë të vendit ku jetojnë.
Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend që nuk njeh dokumentet biometrike të vendeve të BE dhe NATO-s.
‘Kreu i narkoshtetit po bënë gjithçka për të sabotuar të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për votim, po kushtëzon votimin e qytetarëve me shtetësi shqiptare, shqiptar ata i bënë shtetësia pavarsisht dokumentit që kanë marr në vendin ku jetojnë. Ky është standardi i atij që ka frikë nga vota e shqiptarëve, nuk ka akt më absurd se ti thuash mbi 1 mln shqiptarëve që s’kanë dokumente biometrike të lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të vendit ku jetojnë që nuk mund të votojnë. Jeni i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike as të vendeve të BE dhe as të NATO-s, keni frikë dhe tmerr nga vota e tyre. U bëjë thirrje shqiptarëve të përgatiten për protesta para ambasadave të narkoshtetit’, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Ora 15:43
'Kemi detyrim të zgjasim mandatet e prokurorëve të SPAK', Alibeaj: Është kërkesë e 75% e publikut shqiptar
Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën e tij sot në parlament ku i bëri thirrje deputetëve të votojnë pro zgjatjes së mandatit për prokurorët e SPAK. Alibeaj komentoi edhe lajmin për ndërprerjen e fondeve amerikane për vendet e huaja përfshirë dhe Shqipërinë dhe institucionin e SPAK.
'Përshëndes dhe deklaratën e SPAK sot, se do vazhdoj veprimtarinë e vet. Paguhen nga ky shtet dhe taksat e shqiptarëve dhe kanë detyrimin ta çojnë punën deri në fund.
E fundit për përdorimin e telefonave të kriptuar, duhet bërë. Keni depozituar kërkesën për heqjen e imunitetit duhen bërë bashkë. Një kërkesë që qëndron mbi kokën e çdo deputetit, zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK. Është një kërkesë e 75% e publikut shqiptar që mbështet SPAK që ky parlament të marrë një qëndrim për zgjatjen e mandatit të prokurorëve. Detyrimi është për ta bërë tani. Heshtja demaskon këdo dhe ky është momenti për ta bërë', tha Alibeaj.
G.K/Shqiptarja.com
Ora 15:30
Deputetë me encrochat/ Berisha në Kuvend: Të ngrihet komisioni i së vërtetës! Rama e Gjiknuri kanë pasur 2 ose 3 llogari
Kryetari i Partisë Demokratike kërkon ngritjen e komisionit hetimor të së vërtetës, një propozim nga deputeti i PD-së Dash Sula. Nëse nuk do ngrihet Berisha tha se do të jetë PD që do të bëjë transparencë.
“Nuk është TikTok rrugaçi që thotë Ajtullahu I Tiranës por Encrochati, krimineli vrasësi. Të krijohet komisioni i së vërtetës. Të zbulohen lidhjet e politikës me krimin është kusht i domosdoshëm.
Ka pasur me 2 –3 encrochate. Damian se po flas unë. Ke pasur dhe ti. Betohu se nuk ke pasur. Mos u fsheh. Kryeministri juaj ka pasur 2 ose 3 të tillë. Nëse nuk pranoni komisionin e së vërtetës do i publikojmë një nga një' tha Berisha.
S.G/Shqiptarja.com
Ora 15:26
Sula: Pse nuk fusni në Kuvend kërkesën time për telefonat SKY ECC të deputetëve, ministrave dhe politikanëve tuaj...? Spiropali: U rrëzua te Mandatet
Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali se po zvarrit kërkesën e tij dhe të partisë për projektvendimin për vetëdeklarimin nga politikanët, deputetët, ministrat e mazhorancës përdorin SKY ECC dhe telefona me platformë të koduar.
“Kush ka përdorur nga deputetët e Parlamentit SKY ECC. Kam bërë kërkesë në emër të PD për projektvendimin për vetëdeklarimin e deputetëve nëse përdorin telefona me SKY ECC, është dorëzuar që në nëntor 2024 dhe ende nuk është f

















