Ka denigruar deri në fyerje dhe sherr seanca plenare në Kuvend ditën e sotme. Deputeti i PD, Xhelal Mziu, teksa nuk arriti të fliste dot nga foltorja pasi ishte bllokuar nga Agron Shehaj prej më shumë se një ore, shkoi të mbante fjalën nga vendi.
Ai pati edhe një përplasje me Shehajn nga distanca, duke e quajtur “papagall”, madje mori edhe shishen e ujit në përpjekje për ta hedhur, por pa e finalizuar. Në shkëmbim replikash dhe ofendimesh, u dëgjuan edhe sharje të rënda nga Mziu drejt Shehajt, si “të q... robt!”.