Kuvendi/ Balla për prodhimet ‘Made in Albania’: Nuk mjafton të jesh patriot vetëm në stadium, por të tregohesh atdhetar edhe duke konsumuar prodhimin vendas

3 Korrik, 18:04 | Përditesimi: 3 Korrik, 18:04

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, reagoi sot në Kuvend edhe ndaj pretendimeve për çmimin e ulët të shalqirit, që sipas deputetit Luan Baçi shitet me 10 lekë për kilogram.

Balla e cilësoi të pavërtetë këtë deklaratë, duke theksuar se aktualisht në Myzeqe shalqiri grumbullohet me 17 lekë për kilogram, ndërsa në fillim të sezonit ka arritur deri në 220 lekë për kilogram.

r.k./Shqiptarja.com