Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit

15 Qershor 2023, 12:15

Kuvendi ka mbajtur 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit Italian, Sivlio Berlusconi. Në fjalën e tij, deputeti i PS, Taulant Balla e cilësoi Berlusconin si një personalitet të rëndësishëm që ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.

“Kërkoj 1 minutë heshtje në respect të një personaliteti i cili kur hyri në politikën italiane ka pasur një afeksion ndaj Shqipërisë dhe ka qenë mbështetës i palëkundur i vendit tonë”- tha Balla.