Kuvendi që bashkoi apo ndau PD? Çeshtjet që duhet të zgjidhë PS

3 Maj 2022, 07:44 | Përditesimi i fundit: 2022-05-03 07:44:29

 

Gazmend Bardhi nuk e njeh shkarkimin e Sali Berishës, por thekson se është ende Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Bardhi tha se nuk e njeh vendimin e Berishës përsa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë për kontrollin e PD-së nga Apeli. Anëtari i “Rithemelimit”, Tritan Shehu i ftuar në Report Tv tha se Partia Demokratike është një tre që nuk ndalet, ndërsa shtoi se njerëz si Bardhi dhe Aliebeaj nuk kanë “fuqinë” ta përçajnë PD, pasi nuk kanë asnjë rol në bazë. Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka zbuluar se 3 emrat që ajo ka propozuar për president kanë qenë pjesë e grupit parlamentar socialist, mirëpo kandidaturat e saj janë përjashtuar automatikisht nga kryeministri Edi Rama.