Kuvendi/ Tre seanca rresht i njëjti skenar: Përjashtime, protestë dhe ‘live në Facebook'! Rithemelimi kërkon debat me Ramën për 'McGonigal', kryeministri ndodhet në Japoni

23 Shkurt 2023, 10:11 | Përditesimi i fundit: 2023-02-23 10:30:13

Deputetët e Sali Berishës nuk presin dhe këmbëngulin që mocioni me debat për cështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare. Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan  që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur.