Kuzhinieri nga Tirana mesazh të rinjve të ushtrojnë profesionin në Tropojë, batuta e Ramës: Kështu si je veshur dukesh si nga Londra

4 Nëntor 2022, 11:02

Nuk kanë munguar as batutat në Tropojë me të rinjtë nga kryeministri Rama. I riu nga Tirana i cili punonte si kuzhinier në Tropojë u bëri thirrje të gjithëve të ushtronin aty profesionin. Nisur nga aparenca e tij, Rama bëri dhe batutën e tij.

Kuzhinieri: Dua të lë një mesazh për pjesën tjetër, të vijnë të punësohen në tregun e hotelerisë se ka nevojë. Dhe mendoj që si unë që kam ardhur nga Tirana të vijnë dhe tjerë se mund të bëjmë shumë gjëra të bukura.

Rama: Ti kështu si je veshur, me këto flokë e këtë mjekër dukesh sikur ke ardhur nga Londra jo nga Tirona. Shefi kuzhinës, qenka shef për Londër.

  •