Ky është Nuredin Seci, 72-vjeçari garant i 6 milionë dollarëve (firmosur nga Flamur Noka) për heqjen e nongratën Berishës dhe lidhja me Shkëlzenin

27 Prill, 15:58

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në SHBA, ka dalë garant i kontratës së lobimit 6 milionë dollarë të PD. Kontrata është firmosur nga Flamur Noka, si sekretar i Përgjithshëm i PD. Seci dhe Noka nuk janë zgjedhur rastësisht për këtë operacion të dyshimtë financiar.