“Labinot Fusha në ditë dimri”

26 Janar 2021, 09:22

Në një ditë dimri me shi, Veri Jug ka udhëtuar në Labinot Fushë, pak kilometra në jug të Elbasanit dhe është ndalur në fshatin Griqan I Poshtëm, në një takim të vecantë dhe interesant me kovaçin Hazis Murati, 72 vjeç, mjeshtër I kovaçanës që, prej gjysmë shekulli, prodhon vegla bujqësore në ndihmë të banorëve të fshatit. Kovaçana e mjeshtër Hazizit dhe disa nga sekretet e punës së këtij zanati të trashëguar prej qindra vjetësh. Familja Murati dhe jeta e usta Hazizit edhe si gjysh I lumtur. Në fund të takimit, mendimet e kovaçit Haziz Murati mbi jetën në fshatin Griqan I Poshtëm, raportet e tij me politikën dhe a do të vaksinohet ai kundër Coronavirusit Covid 19. Të djelën, reportazhi “Labinot Fusha në ditë dimri” me moderatorin e emisioneve Veri Jug, gazetarin Agim Pipa.